8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

MSA dhe heqja e vizave të realizohen gjatë presidencës italiane të BE-së

Hoxhaj-MogheriniMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, vendi i së cilës udhëheq me presidencën e BE-së.

Pas takimit, në një konferencë për gazetarë, Hoxhaj dhe Mogherini kanë vlerësuar progresin e Kosovës në liberalizimin e vizave si dhe kanë shprehur angazhimin e dyanshëm për të bërë të mundur nënshkrimin e MSA-së gjatë gjashtë mujorit të presidencës italiane të BE-së.

Hoxhaj dhe Mogherini pas takimit zyrtar, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e Transporteve ndërmjet dy shteteve.

Hoxhaj vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite në dy momente të rëndësishme për Kosovën. “Sot Komisioni Evropian e ka prezantuar raportin për liberalizimin e vizave, këtë temë e diskutova edhe me ministren dhe është dëshmuar nga Komisioni Evropian që Republika e Kosovës ka bërë një progres të madh në jetësimin e kritereve dhe standardeve kyçe për liberalizimin e vizave. Ne jemi të vetëdijshëm se ai proces është teknik dhe që Kosova duhet t’i përmbush të gjitha obligimet e saj por unë kërkova nga ministrja Mogherini që presidenca italiane dhe shtetet anëtare të BE-së ta kenë një vullnet politik dhe ta caktojnë datën gjatë këtij viti kur qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejtë Evropës”, tha Hoxhaj, duke shprehur besimin se Kosova do të shpërblehet në fund të këtij viti.

Ai po ashtu tha se ngjarja e dytë ka të bëjë me atë që nesër do të vendosen inicialet në marrëveshjen e MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së, duke kërkuar mbështetjen e ministres Mogherini për Kosovën sa i përket edhe kësaj marrëveshjeje gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. “Ne kemi dëshirë që procesi i përmbylljes së nënshkrimit të ndodhë gjatë udhëheqjes së presidencës italiane dhe shpresojmë që do ta kemi mbështetjen e Italisë”, tha Hoxhaj, duke e falënderuar ministren për mbështetjen që po i jep Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ai po ashtu tha se gjatë takimit është biseduar edhe për marrëveshjet që janë arritur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, dhe domosdoshmërinë e jetësimit të tyre në veri.

Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, tha se është interes strategjik jo vetëm i Italisë, por edhe i Bashkimit Evropian integrimi i Kosovës dhe fqinjëve të saj të Ballkanit Perëndimor në Evropë. Sipas saj, kjo është e rëndësishme për stabilitetin e Evropës dhe është e rëndësishme për zhvillimin e prosperitetin.

Mogherini ka uruar që të mund ta nënshkruhet MSA-ja gjatë gjashtë mujorit të presidencës italiane të BE-së, duke theksuar se kjo gjë nuk varet nga presidenca italiane, por mund të punohet së bashku që ta arrihet ky synim.

Ajo tha se gjatë takimit me ministrin Hoxhaj kanë folur edhe për bashkëpunimin bilateral. “Ideja është që dy qeveritë tona të takohen edhe përmes kryeministrave dhe ministrave të ekonomisë dhe të zhvillohet bashkëpunimi ekomomik ndërmjet dy vendeve”, tha Mogherini, duke përmendur përvojën pozitive të punës shumë të mirë me Kosovën dhe kosovarët.

I pyetur nga gazetarët, ministri Hoxhaj po ashtu ka mirëpritur udhëheqjen e politikës së jashtme të BE-së nga Mogherini si zëvendësuese e Ashton, duke shprehur besimin edhe në formatin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë që do të mund të udhëhiqej nga ajo. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit