Një çift i martuar ka vendosur që të bëjë një muaj mjalti që do të zgjasë 10 vjet. Si do i paguajnë këto pushime kaq të gjata? Silke Muys dhe Kieran Shannon e kanë gjetur mënyrën.
Ata do të shesin foto nudo dhe me të ardhurat do bëjnë muajin e gjatë të mjaltit. 31-vjeçarja dhe 29-vjeçarja janë takuar për herë të parë në vitin 2019 kur ishin në Spanjë. Pas një romance të stuhishme, dyshja u martuan në Isle of Skye në Skoci në vitin 2021.
Menjëherë pas kësaj, ata u nisën për në muajin e mjaltit. E teksa kanë bërë më shumë se një vit muaj mjalti, duket se ata nuk e kanë në plane që të kthehen në shtëpi.
Ata janë shprehur se janë në muajin e mjaltit të ëndrrave dhe do ta kalojnë dekadën e ardhshme duke udhëtuar nëpër botë së bashku.
“Daily Star” shkruan se aktualisht çifti i dashuruar është duke jetuar me një buxhet mjaft të vogël, rreth 7 paund në ditë. Ata qëndrojnë në hotele të lira dhe kanë hequr dorë nga luksi apo ushqimet shumë të shtrenjta.
Ndërkohë çifti fiton rreth 350 paund në muaj pasi janë abonuar në “Pateron” dhe shesin fotot nudo të tyre, të realizuara në vende ekzotike.
“Ne po jetojmë një jetë të mrekullueshme, por nuk mendojmë se shumë njerëz do të jenë në gjendje të jetojnë si ne. Ne duam të përhapim pozitivitetin e trupit dhe të dy jemi shumë të rehatshëm në lëkurën tonë”, ka thënë Kieran.
Deri më tani, dyshja ka udhëtuar në Islandë dhe Spanjë, ka udhëtuar me autostop nëpër Portugali, përpara se të kalonte tre muaj në Sri Lanka. Më pas ata kanë udhëtuar në Indi, Nepal dhe Tajlandë.
“Ne vendosëm të udhëtonim botën për 10 vjet për muajin tonë të mjaltit”, ka thënë 29-vjeçari.