15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Muhaxhiri: Totaj e vuri identitetin personal para atij partiak

Analisti politik, Artan Muhaxhiri ka thënë se ajo që ishte interesante në debatin mes dy kandidatëve për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totajt të PDK-së dhe Hytaher Haskukuës nga Vetëvendosje, është se Totaj ka bërë atë që rrallë e bëjnë – vuri identitetin personal përpara atij partiak.

“Ai nuk i thuri elozhe liderit ose partisë”, ka thënë Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.

“Në fakt Totaj tentonte ta relativizonte të kaluarën”.

“Totaj e potenconte vetëm aspektin e tij profesional dhe kjo është diçka e mirë. Pra tentimi të spikatet asketi profesional”, ka shtuar tutje ai.

“Haskuka u fokusua në dëmin që kanë bërë dy partitë që kanë qenë në pushtet deri tash”.

Ai ka thënë më tutje se shumica dërmuese të gjërave kandidatët i kishin lënë kur të vinë në pushtet.

“Do të dëshiroja të ishim më konkret, por debati ishte korrent edhe në aspektin retorik dhe profesional”, ka shtuar Muhaxhiri në Analizën Lokale.

Më Shumë

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Lajmet e Fundit