18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Mungojnë dëshmitarët, dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit në Prizren

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa dëshmitarëve Skender Vata dhe Nazmi Kastrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e dëshmitarëve, gjykatësi Xheladin Osmani ka thënë se të njëjtit janë njoftuar në seancën e kaluar, por që ata nuk kanë prezantuar në shqyrtimin e së martës dhe se mungesën nuk e kanë arsyetuar.

Për sigurimin e prezencës së tyre për seancën e radhës, gjykatësi Osmani tha se do të lëshojë urdhëresë për sjellje me dhunë.

Gjykatësi Xheladin Osmani, ka thënë se nuk plotësohen kushtet ligjore për mbajtjen e kësaj seance, ndërsa të radhës e  ka caktuar më 25 shkurt 2020, në ora 10:00.

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 19 prill 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu, akuzohet se në periudhën kohore 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të 8 të kompleksit ndërtimor “Kastrati Comerc”, me pronar Nazmi Kastrati, i cili kishte leje ndërtimi për P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje, në lagjen “Jeta e Re”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, ka mundësuar ndërtimin e tre kateve pa leje të firmës “Coneng”, me pronar Skender Vata, e që kishte leje për dy kate P+B+2.

Ai është i përfshirë edhe në disa raste të tjera në procese gjyqësore që kanë të bëjë me veprën e njëjtë penale. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës. Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes...

Lajmet e Fundit