9 C
Prizren
E hënë, 26 Janar, 2026

Murati: Për herë të parë tejkalohet shifra prej 400 mijë vendeve të punës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar se për herë të parë, ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës.

“Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, në fund të tremujorit të dytë sivjet, kemi pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive. Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë”, ka shkruar ministri Murati në “Facebook”.

Ai ka thënë se punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit qeverisës – Punësim e Drejtësi.

Ai tutje ka renditur disa nga masat e punësimit: Qeveria për Familjet – secila familje një të punësuar; Mbështetja e punësimit të grave; Mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara; Mbështetja e zanateve; Mbështetja e start-ups dhe Superpuna.

E përveç këtyre masave direkte, Murati ka thënë gjithashtu kanë shtuar subvencionet në bujqësi; kanë mbështetur kreditë investive për prodhuesit; kanë filluar shkollimin dual; kanë dhënë bursa për studime në STEM dhe kanë shpërndarë ‘voucher’ për kurse në IT.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Një muaj paraburgim të dyshuarin për vrasjen e nënës në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në Dragash. Kliko videon:http://:https://www.facebook.com/share/v/1H4EfbWzEr Me rastin e caktimit...

Bashkimi triumfon në Vlorë, mposht Flamurtarin në Ligën Unike të femrave

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke triumfuar me rezultat 58-66, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Unike...

Lajmet e Fundit