8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Mushkolaj: Eqrem Kryeziu nuk pat çfarë t’i orfon më LDK-së

Imer MushkolajArsyetimi i Eqrem Kryeziut në letrën e dorëheqjes se nuk i mbështet njerëzit e dhunshëm, nuk i ka bindur të gjithë. Analisti Imer Mushkolaj vlerëson se Kryeziu në të kaluarën ka përbirë koalicione edhe me njerëz më të dhunshëm se AAK dhe NISMA. Sipas Mushkolajt, Kryeziu ka dhënë dorëheqje për shkak të humbjeve dhe se nuk ka çfarë i ofron më LDK’së.

“Jam i kënaqur, përkundër ndarjes nga një çerek shekulli veprimtarie brenda LDK-së, sepse nuk më ka shkuar asnjëherë as në mendje të përkrah njerëzit e dhunshëm (“Kush e ndihmon dhunuesin, dhunuesi do ta sundojë”) ka shkruar Eqrem Kryeziu në letrën e dorëheqjes drejtuar Isa Mustafës.

Në këtë mënyrë njeriu që ka mbajtur poste të larta në LDK, përveç faktit që nuk ka arritur t’i fitojë zgjedhjet, ka bërë publik edhe qëndrimin e tij ndaj koalicionit LDK AAK NISMA duke i quajtur këto dy të fundit parti të dhunshme.

Por analisti Imer Mushkolaj thotë se dorëheqja e Kryeziut nuk është parimore pasi LDK në të kaluarën kishte bërë koalicione me partitë e “dhunshme”.

“Nuk e di sa janë më të dhunshëm këta se ata të PDK-së, me të cilët LDK ishte në koalicion. Pse do te ishte parimore tash e jo në kohën e koalicionit PDK –LDK” ka theksuar Mushkolaj.

“Thjesht mendoj që Eqremi është tërheq për arsye “parimore” të vetat – nuk është deputet, ka pësuar humbje të madhe në Prizren, e cila vjen po ashtu edhe pas humbjes së madhe në zgjedhjet lokale” ka shtuar ai./express/

Madje Mushkolaj konsideron se për këtë veprim, Kryeziu ka pritur shumë gjatë.

“Rrugën e tij do të duhej ta ndjekin edhe shumë bashkëmoshatarë të tij në LDK” ka thënë ai.

Më Shumë

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”. Ky vendim, është marrë gjatë seancës së...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit