Mustafa: Edhe ju në Vetëvendosje e keni një SHIK

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymerit rreth dosjeve që ky i fundit ia përmendi dosjet e Komunës së Prishtinës.

Mustafa, tha se është i gatshëm që të përgjigjet për secilën dosje që kryetari i tanishëm i komunës së Prishtinës ka nisur për gjykatë.

Por Mustafa, iu kthye edhe Visar Ymerit, i cili e quajti lëvizjen e tij jo të pastër. Madje, tha që edhe Vetëvendosje e ka një far SHIK-u.

Mustafa u kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje që të krijojnë një komision të përbashkët dhe të hetohen edhe SHIK-u i Kadri Veselit por edhe ai i Vetëvendosjes.

“Unë e barti çdo përgjegjësi, por edhe ju duhet ta bartni përgjegjësinë dhe t’u tregoni qytetarëve për protestat dhe për SHIK-un e juaj. Është mirë që me ja u bë një komision edhe SHIK-ut të Vetëvendosjes. Njerëzve që po u veni kamera. Edhe krejt bashkë po i shtimë me një pako dhe po i hetojmë të gjitha SHIK-ët”, tha Mustafa.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit