18.3 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Mustafa: Gjendja është më shpresëdhënëse

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë gjendja ekonomike është më shpresëdhënëse sesa prezantohet.

Kështu ka shkruar, Mustafa në rrjetin social facebook, pikërisht në ditën e punëtorëve, ku Kosovën e gjen me një numër të madh të të papunëve dhe kur përfaqësuesit e sindikatave thonë se punëtorëve iu shkelen të drejtat elementare.
Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Kjo dukej qartë dje në Gjilan dhe ne bizneset, të cilat i vizitova së bashku me disa ministra. Shumë biznese të Gjilanit nuk qëndrojnë asnjë hap prapa bizneseve në regjion dhe u konkurrojnë edhe atyre evropiane. Kanë ide dhe guxim për tu ballafaquar me konkurrencën brenda dhe jashtë, kanë investuar dhe po investojnë shumë.

Jam i bindur se jemi në rrugë të mirë për të zhvilluar bujqësinë, si atë primare ashtu edhe industrinë përpunuese ushqimore. Edhe tani kemi produkte ushqimore më cilësore sesa ato që i importojmë. Na pret një e ardhme më e mirë në industrinë e duhanit, të mishit, të pijeve joalkoolike, të pemëve dhe perimeve dhe të përpunimit të tyre. Gjilani është një shembull i mirë, por këtë shembull do ta ndjekin edhe Kamenica, Parteshi, Novo Bërda, Ranilluku, Vitia, kryetarët e të cilave komuna dje u zotuan se do të punojnë në projekte të përbashkëta të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor.

Na nevojitet një sinergji pozitive për të promovuar vlerat dhe rezultatet dhe për ta mbytë pesimizmin. Të bëjmë garë se kush mund të bëjë diçka më mirë në këtë vend.

Ju uroj 1 Majin, festën e punës! IM

Më Shumë

KF Studenqani rikthehet në skenën futbollistike pas 15 vitesh

Klubi i themeluar në vitin 1977, që dikur ishte një emër i pandalshëm në futbollin vendor, do të rikthehet këtë sezon në garat zyrtare....

Emin Bajrami largohet nga Rahoveci pas tre barazimeve radhazi

Trajneri Emin Bajrami ka njoftuar largimin e tij nga drejtimi i klubit Rahoveci, pas tre ndeshjeve të para të sezonit që përfunduan me barazime,...

Lajmet e Fundit