4 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Mustafa kërkoi mbështetjen e NATO-s për krijimin e FAK-ut

Mustafa-Jens StoltenbergKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Bruksel, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, ka vizituar sot selinë e NATO-s.

Gjatë takimit me sekretarin Stoltenberg, kryeministri Mustafa, e ka falënderuar për përkrahjen e ofruar, duke shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për NATO-n, për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen që KFOR-i po jep në vazhdimësi jo vetëm në fushën e sigurisë por edhe në të gjitha fushat tjera të jetës në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu kërkoi mbështetjen e mëtejshme të NATO-s, duke përfshirë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, si dhe në avancimin e mëtutjeshëm të partneritetit të Kosovës me NATO-n.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi kryeministrin Mustafa për punën që po bën, duke e vlerësuar edhe marrëveshjen e fundit të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sekretari Stoltenberg po ashtu ofroi përkrahjen e mëtutjeshme të NATO-s për Kosovën.

Më Shumë

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku...

Sot në Prizren nis spektakli i basketbollit

Nga sot deri më 15 shkurt, palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të bëhet epiqendër e basketbollit, me dy turne të rëndësishëm që priten...

Lajmet e Fundit