23.3 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Mustafa: Ne kemi 70 për qind të Kuvendit

isa mustafa 3Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se e gjithë kjo që po ndodhë në spektrin politik të Kosovës është shprehje e demokracisë së brishtë dhe e nevojës për ndërtimin e një demokracie të re.

Ai në profilin e tij në Facebook, duke ju referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka shkruar ë PDK-ja ka përkrahjen vetëm të 30 për qind të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq koalicioni LDK-AAK-Nisma 70 për qind.

Postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

E gjithë kjo që po ndodhë në spektrin politik të Kosovës është shprehje e demokracisë së brishtë dhe e nevojës për ndërtimin e një demokracie të re. Nuk kemi iluzione se institucionet, të cilat i kemi ndërtuar deri më tani janë të pavarura dhe se pavarësisht e interpretojnë Kushtetutën dhe ligjin. Por ne të gjithë duhet të bëjmë përpjekje që këto institucione të pavarësohen, sepse kapja e shtetit nuk cenon vetëm zhvillimin demokratik të vendit por ajo arrin deri te cenimi i të drejtave elementare të individit.

Për herë të parë po organizohemi në mënyrë demokratike për të ofruar opsionin e shpëtimit të shtetit nga kapja e tij. Mekanizëm i këtij organizimi është vota e e fituar nga qytetarët dhe veprimi demokratik brenda institucioneve. Në demokraci, çdo votë është e barabartë, pa marrë parasysh se përmes cilit subjekt kanë garuar deputetët. Askush nuk e mohon se një parti , përkatësisht koalicion, ka dalë e para në zgjedhje.

Dhe jam i bindur se gjithë ne do ta përkrahnim që partia që del e para të formojë institucionet, nëse do të arrinte ta bëjë shumicën në Kuvend, si rregull i demokracisë, pa marrë parasysh se a na pëlqen apo jo. Por rrethanat e krijuara po dëshmojnë se partia që doli e para ka vetëm përkrahjen e 30% të votuesve, ndërsa deputetët që kanë 70% të votave nuk e përkrahin. Kjo flet se rruga jonë është e drejtë.

Në demokraci, gjithmonë është e drejtë rruga e atyre që arrijnë të kenë përkrahjen e shumicës. Këtë të drejtë ne do ta konfirmojmë në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës me votën dhe vullnetin jodetyrues të deputetëve, ashtu si ua garanton Kushtetuta.

Më Shumë

Pa ujë përkohësisht: Defekti në gypin e rezervuarit Kobaj prek disa fshatra të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin Ø125 mm në daljen e rezervuarit Kobaj, do të mbesin...

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e...

Lajmet e Fundit