20.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Mustafa: Nuk është koha të rrëzohet qeveria

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në emisionin “Debat” të RTK-së, ka deklaruar se nuk është momenti për ta rrëzuar qeverinë.

Mustafa, duke folur për zgjedhjet parlamentare, të cilat mendohet se do të mbahen më së largu deri në qershor të këtij viti, ka thënë se nëse në këtë kohë rrëzohet qeveria, do të rrëzoheshin edhe zgjedhjet.

Sipas tij, nuk është lavd nëse dikush ia arrin ta rrëzojë qeverinë në këtë kohë, ndërsa siç tha ai, “lavd është nëse krijojmë kushte të domosdoshme që zgjedhjet të jenë të mira”.

Mustafa ka thënë se me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka pasur bashkërendim rreth nismës së tyre për mocion votëbesimi ndaj qeverisë.

Lideri i LDK-së e ka përmendur edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se partia e tij vlerëson se zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më 8 qershor.

Më Shumë

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Lajmet e Fundit