Mustafa: Nuk do të lejojmë falimentimin e Trepçës

Isa mustafa ne kuvendKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të lejojnë falimentimin e Kompanisë Trepça. Ai ka thënë se bashkë me Kuvendin do të vendosin për të ardhmen e kësaj kompanie.

Mustafa ka thënë se 1.4 miliardë euro janë borxhe të deklaruar se i ka Trepça.

“Në këtë mbledhje kërkojmë të mos shqyrtohet kjo pikë e rendit të ditës. Ne si Qeveri do ta shqyrtojmë dhe nesër mund ta shqyrtojë Kuvendi këtë ligj”, ka thënë Mustafa.

“Qëllimi themelor është që të pamundësojnë procedurën e falimentimit të Trepçës sepse konsiderojmë se nuk është në interes të punëtorëve të Trepçës dhe nuk është në interes të askujt. Ne kemi ndërmarrë të gjitha masat që t`ju propozojmë juve mënyrën më adekuate që në këtë moment të parandalojmë aktivizimin e procedurës së falimentimit të Trepçës. Ndërkohë, të marrim të gjitha masat se si të organizojmë Trepçën në të ardhmen”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme dhe për të shqyrtuar ligjin për ndërmarrjen publike./Express/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit