6.9 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

Mustafa: Sejdiu nuk hyri në listë, por do t’i ndihmojë fitores së LDK-së

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati i saj për kryeministër të Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar të dielën se e ka mirëkuptuar vendimin e ish-Presidentit të Kosovës dhe Kryetarit të nderit të LDK-së, Fatmir Sejidiu për të mos u përfshirë në listën e kandidatëve të kësaj partie për deputetë, por ka theksuar se beson në angazhimin e Sejdiut për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit.

“Ju e dini tashmë se ne kemi biseduar vazhdimisht me z.Sejdiu. Edhe dje kam biseduar dhe e kam kuptuar arsyetimin e tij për të mos qenë pjesë e listës për deputetë të LDK-së. Ne ia kemi rezervuar vendin e 4 në listë, sepse në vendin e parë kam qenë unë si kryetar, në të dytin nënkryetari i parë i LDK-së, ndërsa vendi i tretë është i rezervuar për një grua”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se ish-Presidenti Fatmir Sejdiu është figurë e rëndësishme e LDK-së dhe Kosovës dhe, pavarësisht mospërfshirjes së tij në listën e kandidatëve për deputetë, kontributi i tij në fitoren e LDK-së në këto zgjedhje do të jetë i rëndësishëm

Më Shumë

Rivitalizohet ‘Keji’ në Shatërvan

Komuna e Prizrenit ka nisur rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ në Shatërvan, një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit. Sipas njoftimit të komunës,...

Shaban Shabani: Nuk do të jem kandidat për deputet

Shaban Shabani, ish-kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Dragashit,  ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit