6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Mustafa: Specialen do ta bëjmë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se është konsultuar me ekspertët juridikë dhe ka thirrur një mbledhje të Qeverisë për nesër, p¥r të proceduar zgjidhje të caktuara, pas dështimit të themelimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet që të përmbushim detyrimet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale. Jemi përcaktuar që të ndërtojmë një shtet me perspektivë evropiane dhe euroatlantike”.

“Në këtë proces ne do të tregojmë seriozitetin tonë për përmbushje të marrëveshjeve ndërkombëtare të aprovuara në Kuvendin e Kosovës, e të cilat kanë fuqi të veçantë kushtetuese”.

“Pas konsultimeve me ekspert juridik, për neser kam ftuar mbledhjen e Qeverisë për të proceduar me zgjidhje të caktuara”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Lajmet e Fundit