Limaj: Këtu ka shtet

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pas dështimit të pozitës që t’i sigurojë votat në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë treguar që këtu ka shtet, ka dinjitet.

Ai shtoi se me qetësie dhe kulture opozita ka zhvilluar debatin e vet të argumentuar.

“Ne sot nuk e shohim fitore të opozitës, kjo është fitore para së gjithash e qytetarëve të Kosovës mbi të gjitha e dinjitetit të deputetëve në Parlamentin e Kosovës. Sot deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë treguar që këtu ka shtet, ka dinjitet dhe kjo fitore e tyre para së gjithash dhe e atyre që kanë votuar ndërsa ata që nuk kanë votuar nuk do të doja të isha në vendin e tyre. Kjo e ka qëllimin, Kosova e ka qu mesazhin e vet. Ne nuk mund të na detyroni të votojmë kundër sovranitetit të vendit tonë. Kjo është jo më legjitime, e papranueshme dhe u pa, Parlamenti votoi edhe dha qëndrimin e vet, çdo gjë tjetër është dhunim”, tha ai.

Limaj tha se pavarësisht gjithë atyre që kanë ndodh, këto ditë deputetët e Parlamenti t të Kosovës treguan që ky parlament megjithatë ka dinjitet dhe përgëzoj gjithë ata qytetarë që i kanë pru në parlament këta deputet të Kosovës.

“Për neve kjo çështje është e mbyllur. Ka shpëtuar sovraniteti i Kosovës tjerat për mua janë të parëndësishme. Ne e kemi ruajtur sovranitetin e vendit tonë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit