20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Muzikë shqiptare në koncertin e Vjenës

Doli në koncertin e VjenësFilarmonia e Vjenës u ka dhuruar emocione miliona njerëzve në mbarë botën. Ndërsa shqiptarëve, veç emocioneve, u ka dhuruar edhe krenarinë. Krenarinë e një populli, kultura e të cilit nderohet dhe respektohet në kryeqytetin e muzikës klasike, në zemër të Europës.

Në repertorin e këtij viti, dirigjineti Zubin Mehta dhe orkestra e Filarmonisë së Vjenës kanë përfshirë dhe një kolazh me muzikë tradicionale shqiptare. Në violine ishte anëtari i Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli, një shqiptar virtuoz me origjinë nga Kosova. Po aq të shkëlqyer ishin në violinçelë Edison Pashko, në klarinetë Hekuran Xhambali, ndërsa koreografia shqiptare u përfaqësua me balerinin Eno Peçi. Pjesa e zgjedhur gjatë koncertit të orkestrës më të njohur në botë, në momentin më të ndjekur nga rreth 50 milionë njerëz në të gjithë botën, quhej “Albanian Soul” (shpirti shqiptar), dhe gjithçka ishte perfekte, si vetë muzika dhe Fiarmonia e Vjenës. /tch/

Më Shumë

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit