20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Arbër Rexhaj, Hasan Hasanit: Rrugët nuk pastrohen me fjalë

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj ka kritikuar drejtorin e Shërbimeve Publike, Hasan Hasanin për mospastrimin e rrugëve nga bora. Sipas tij, për shkak mospastrimit të rrugëve kanë ndodhur aksidente të shumta.

“Të preket sedra kur nuk të thërrasin drejtor të shërbimeve publike. Hasan Hasani bëhu njëmend drejtor dhe pastrojë rrugët nga bora”, shkruan Rexhaj në Facebook.

“ Vec me fjalë nuk pastrohen ato. Nuk e di njëmend a je i vetëdijshëm se sa aksidente kanë ndodhur për shkak mospastrimit të rrugëve.

“A ke raport të tillë se sa i ka kushtuar papërgjegjësia jote qytetarëve të Prizrenit”.

“More dil e pastrojë se as në këmbë nuk po mundemi të ecim”.

“Është dashur të kesh konsiderate duke e ditur, madje se janë festat e fundvitit.

Prizreni është gati sa i bllokuar!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit