3.4 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Nagavci: Gati për mësim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot përmes një konference për medie, ka bërë me dije se ministria të cilën ajo e udhëheq i ka bërë të përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023, i cili sipas kalendarit do të duhej të fillojë nesër më 1 shtator.

Ajo tha se MASHTI ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollorë.

“Janë shpërndarë tekstet me kohë dhe pas përkushtimit të madh nga ky vit shkollorë të gjithë nxënësit shqiptarë do të mësojnë me një abetare të përbashkët”, tha ajo, raporton RTKlive. Sipas saj vetëm për klasën e pestë nuk janë shpërndarë tekstet të cilat shumë shpejt do u shpërndahen ato.

Nagavci tutje tha se edhe pse kjo grevë është shpallë nga BSPK e njëjta nuk po mbahet në shumicën e institucioneve. “Andaj unë pres që të mos ketë grevë as në institucionet e arsimit”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur edhe për rastin e dhunimit të 11 vjeçare, për të cilin rast ka shprehur indinjatë të thellë.

Ajo ka thënë se janë po punojnë në vetëdijesim për parandalim të dhunës në shkolla dhe të promovojnë barazinë gjinore në shkollat e Kosovës.

“Siguria në shkolla është në top prioritetet e ministrisë”, tha ajo./RTKLIVE

Më Shumë

Bashkimi pret Pejën, thirrje për mbështetje masive nga Prizreni

Bashkimi do të luajë këtë të diel në xhiron e 20-të të ProCredit Superliga kundër GO+ Pejës, në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, duke...

14 vjeçarja Sara Rexhaj shënon 55 pikë për 37 minuta lojë

Në ndeshjen e Ligës U14 te vajzat, ndërmjet KB Junior 06 nga Prizreni dhe KB Hyjneshat nga Prishtina, në qendër të vëmendjes ishte paraqitja...

Lajmet e Fundit