Dy të vdekur dhe 191 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të ka njoftuar se gjatë 24 orëve Kosovës, si pasojë e COVID-19, dy persona kanë humbur jetën, kurse 191 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë kryer 926 testime, prej të cilave 191 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, dy persona kanë humbur jetën, kurse janë shëruar 255 persona.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.568 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit