Napoli gjen zëvendësuesin e Koulibaly-t, pritet transferimi në orët e ardhshme

Kalidou Koulibaly tashmë është larguar nga Napoli, për tu transferuar te skuadra e Chelsea-t për një shifër prej afër 50 milionë euro.Drejtuesit e klubit italian menjëherë janë duke punuar për ta gjetur zëvendësuesin e tij dhe ai është futbollisti korean i Fenerbahce-s, Kim Min-Jae.

“Sky Sport Italia” dhe “Calciomercato” raportojnë se napolitanët janë në bisedime të avancuara me klubin turk për 25-vjeçarin, i cili tashmë ka dhënë dritën jeshile për t’u transferuar në “Stadio Maradona”.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut nuk është stërvitur me klubin nga Stambolli gjatë ditës së enjte, andaj me gjasë ai pritet shumë shpejtë të transferohet në Serie A.

Ai ka kontratë me klubin turk deri në verën e vitit 2025 dhe një klauzolë të lirimit të kontratës për 20 milionë euro.

Megjithatë, mediat e lartcekura shkruajnë se te Napoli shpresojnë që ta mbyllin këtë transferim për 15 milionë euro.

Kujtojmë që Kim Min-Jae është pjesë e Fenerbahce-s që nga vera e vitit të kaluar, kur u transferua nga skuadra kineze, Beijing Guoan, për shumën e 3 milionë eurove.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit