Ndeshje kundër koronavirusit, shiten 60 mijë bileta

Bota  e futbollit, edhe pse është në krizë prej pandemisë së COVIC-19, i është gjendur pranë njerëzve dhe qeverive, duke dhuruar miliona euro për të përballuar dëmet që po shkaktohen. Kështu ndodh edhe në Marok.

Wydad Athletic Club ka njoftuar tifozët se do të zhvillojë një ndeshje virtuale kundër COVID-19 dhe për këtë ka nxjerrë në shitje plot 60 mijë bileta.

Përgjigja ka qenë e menjëhershme dhe të gjitha biletat janë shitur.

Klubi maroken ka dalë me njoftim dhe e ka bërë të ditur diçka të tillë, ndërkohë që të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për fondin kombëtar të Marokut, krijuar për betejën kundër COVID-19.

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit