8.4 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Ndryshime te KF Liria

Liria e Prizrenit, njëra ndër skuadrat më me traditë në futbollin kosovar, është duke bërë përpjkje të mobilizohet në mënyrën më të mirë me qëllim për t’u rikthyer në Superligë.

Prizrenasit së fundi kanë bërë ndryshime në kryesinë e klubit dhe këtë e kanë njoftuar edhe në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Pas një takimi me kryetarin e komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe për hirë të mosbllokimit dhe mbarëvajtjes së ecurive të klubit, si dhe emrit të madh të KF Liria, arritëm marrëvshje bashkëpunimi për të mirën e klubit dhe shtyerjes së proceseve drejt të vetmit qellim SUPERLIGËS.

Si rezultat i mledhjes ka ndryshime në udhëheqjen e klubit. Nga sot në pozitën e kryetarit të KF Liria do të jet Qemail Krasniqi ndërsa kryetari i deritanishëm Ilijaz Ilijazi do të jet në pozitën e nënkryetarit të klubit”, thuhet në njoftimin e Lirisë.

Stinorin pranveror, prizrenasit do ta nisin nga pozita e tretë me 26 pikë, dy më pak se Besa që kryeson renditjen.

Më Shumë

Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash. Policia ka bërë të...

Turistët dalin jashtë hotelit në Prizren pas tërmetit

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi rajonin juglindor të Kosovës më 10 shkurt 2026, turistët që ndodheshin në Prizren kanë dalë jashtë nga...

Lajmet e Fundit