8.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Në 22 vjetorin e masakrës, hapet Muzeu i Martirëve të familjes Berisha në Suharekë

Me rastin e përvjetorit të 22-të të vrasjes së 52 anëtarëve të familjes Berisha, sot është hapur Muezu i Martirëve e familjes së tyre, duke zëvendësuar themelet e lokalit të djegur.

Para 22 viteve në Suharekë, paramilitarët serb masakruan 52 anëtarë të familjes Berisha, duke lënë të mbijetuar vetëm Gramoz Berishën i cili atëherë ishte vetëm 8 vjeçar, të ëmën e tij, Vjollca Berisha dhe gruan e axhës, Shyhrete Berisha.

Ky krim njihet si njëri ndër krimet më çnjerëzore që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, njëkohësisht edhe njëra ndër historitë më trishtuese dhe rrëqethëse të paramenduara ndonjëherë.

Të tre të mbijetuarit me këtë ringjallje emocionale, u rikthyen në këtë botë për të qenë dëshmitarë të tmerrit që ata përjetuan.

Përmes një postimi në Facebook, , i mbijetuari Gramoz Berisha ndau lajmin për hapjen e muzeut. Përveç kësaj, u zhvillua edhe një homazh i cili la pas edhe fjalët e tij, “Ne jemi sepse ishit ju. Sepse po të mos ishit ju nuk do të ishte liria. Nuk do të ishim ne dhe gjithçka do të ishte e pakuptimë”, thotë Berisha. / KultPlus.com

 

Më Shumë

Kryetari i Rahovecit priti nxënësit e përfshirë në projektin për mendimin kritik dhe angazhimin qytetar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e “Teach for Kosova” dhe nxënësit e shkollave të mesme “Xhelal Hajda...

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Lajmet e Fundit