8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kurti nga Krusha e Madhe: Do të kërkojmë drejtësinë e munguar për krimet e kryera nga Serbia

Në 22 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe ku forcat serbe vranë 243 qytetarë, shkoi të bëjë homazhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti nga aty kujtoi të rënët për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës duke thënë se janë të angazguar për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera nga gjatë luftës nga Serbia.

Për homazhe në Krushë të Madhe ishin edhe familjarët e të rënëve dhe të të pagjeturave. Njëri nga familjet e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë pyeti Kurtin se a do të jetë prioritet në qeverinë Kurti çështja e të pagjeturve dhe se e njëjta në dialog me Serbinë.

“Jemi në Krushë të madhe pasi që 22 vjet pasi që nga forcat serbe u vranë 243 qytetarë shqiptare dhe sot e kësaj dite i kemi 64 të zhdukur në mesin e tyre edhe bacën Ukë, profesor Ukshin Hotin duke bërë nderime te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve dhe duke u angazhuar për të zbardhur fatin e të pagjeturve ne kryejmë një pjesë shumë të vogël të borxhit të madh që kemi ndaj sakrificës, humbje dhe dhe vuajtjeve të popullit tonë, falë të cilave ne sot kemi edhe lirinë edhe pavarësinë. Drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës nga Serbia mungon dhe është obligim i yni institucional që të angazhohemi maksimalisht me institucion e ardhshëm për krimet e kryera gjatë luftës dhe me aktivizimin e prokurorisë speciale e të sistemit drejtësisë në përgjithësi në mënyrë që të arrijmë që të shërojmë plagët e luftës duke zbardhur fatin e të pagjeturve dhe duke sjellë drejtësi që duhet të gjykojë e të dënojë kriminelët e luftës”, deklaroi Kurti pas homazheve në Krushë të Madhe.

Familjari i të pagjeturve kërkoi Kurtit që në dialog me Serbinë të flitet për të pagjeturit dhe se të kërkohet së pari emri i Ukshin Hotitt

“Me serbin nuk ka dialog me territore por pyetja duhet të iu bëhet edhe BE se asi kriminelë janë sikurse Serbia. Duhet të gjejmë njerëzit por sidomos rasti i Ukshin Hotit dhe këtu shumë thjesht Vuçiqit e Daçiqit i thonë në këtë datë është marrë dhe duhet të japësh përgjegjësi para datës se çfarë ka ndodhur me të. Në dialog kërkoni së pari emirin e bacës Ukë”, tha ai.

Nga këtu Kurti i premtoi se në dialog me Serbinë ka prioritet çështjen e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës. Kryeministri Kurti tha edhe se në dialog nuk do të dëgjojnë kërkesat e vjetra të Serbisë por që delegacioni kosovar do të shtrojë kërkesat për drejtësi.

“Në raportin tonë me Serbinë ne e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës meqenëse nuk mund të kemi, ardhmëri, paqe progres nëse nuk i trajtojmë këto krime makabre që janë kryer në popullin tonë, të gjithë e mbajmë sepse i kemi përjetuar vet, nuk duhet ta pyesim as gjyshin e stërgjyshin sepse këto krime kanë ndodhur[…] Dhe bashkë me presidenten në ardhje Vjosa Osmani dhe siç e përmendi edhe Osmani është edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu por e kemi edhe nënkryetaren Kuvendit, Saranda Bogujevci e cila i ka marrë 16 plumba në trup kur ia kanë masakruar familjen dhe kjo është e mbijetuar me 28 mars 1999. Pra, edhe zonja Saranda Bogujvci pasnesër e ka përvjetorin e 22-të të masakrës ku kjo ka mbijetuar. Këtu me ne është edhe zonja Vasfije Kransiqi e cila është e mbijetuar e përdhunimit gjatë luftës. Pra një person i cili ka folur në emër të grave dhe janë20 mijë sossh të përdhunuara gjatë luftës sepse dhuna seksuale ka qenë mjet lufte, mjet gjenocidit kundër popullit tonë”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin homazhe bëri edhe deputetja njëherit edhe pretendentja për presidente të vendit, Vjosa Osmani.

Osmani tha se Maskara e Krushës së Madhe dhe masakrat e tjera janë dëshmia me autentike e gjenocidit serb në Kosovë.

“Maskara në Krushë të Madhe dhe masakra të tjera që do të përkujtojmë sot por edhe më shumë se në dy muajt në vijim janë dëshmia më autentike e gjenocidit serb në Kosovë. Krusha e Madhe dhe gjitha këto masakra janë zëri i lartë i ndërgjegjes që thërret për drejtësi. Po ashtu plaga jonë është ende e hapur sepse kriminelët që kanë kryer këto maskara nuk e kanë marrë dënimin e merituar dhe në anën tjetër përshkak se akoma ka dhjetëra familjarë të dashura dhe dhjetëra familjare e anëtar të Republikës së sonë të cilët janë të zhdukur me dhunë, të cilët janë të pagjeture pe për të cilët ende Serbia nuk ka dhënë përgjigje. Prandaj sot e për çdo ditë ne sot duhet të themi me zë të lartë se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe po ashtu se liria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk ka as kuptim pa pas drejtësi për viktimat e regjimit gjenocidal serb dhe po ashtu pa i kthyer të gjithë të dashurit tanë në tokën e të parit të tyre”, tha ajo.

Më Shumë

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit