6.7 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Në Konak të Rahovecit sot nis Hardh Fest 2019

Një nga manifestimet më të rëndësishme në Kosovë, e që ka qëllim promovimin e kulturës dhe traditës vendore, festivali “Hardh Fest” nis sot, për të vazhduar me aktivitete të shumta edhe nesër e pasnesër.

“Konaku” i Rahovecit pritet të jetë plot vizitorë të cilët do të mund të mësojnë më shumë për vreshtarinë, e edhe do të shijojnë muzikë nga performues të ndryshëm botëror, përcjellë me lojëra e aktivitete të shumta, që tashmë janë tradicionale në festivalin e vjeljes së rrushit.

Hardh Fest, organizim që mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, synon promovimin e rajoneve vreshtare të Kosovës.

Ruajtja e traditave dhe zakoneve që lidhen me vreshtarinë dhe etnologjinë, shihet më së miri në Rahovec, sidomos në kohën e këtij festivali. Një mikpritje e rrallë, nën hijen e vreshtave, u bëhet të gjithëve që vizitojnë Rahovecin, dhe interesohen për kulturën e këtij vendi.

Sivjet, Hardh Fest organizon edhe minimaratonën, si fushatë vetdijësuese, në bashkëpunim me shoqatën e fëmijëve me fibrozë cistike.

Më Shumë

Heqja e kalldërmit shënon fillimin e një epoke të re në sheshin e ‘Shatërvanit’ në Prizren

Heqja e kalldrëmit të vjetër në zonën e “Kejit” në Shatërvan ka zgjuar interesim dhe diskutim të madh në opinionin publik. KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954 Megjithatë, përtej nostalgjisë...

Arrestohen tre persona për grabitje në Prizren, një i dyshuar ende në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur në Prizren, ndërsa një i dyshuar tjetër është...

Lajmet e Fundit