QRTK-ja rivlerëson Teqenë Halveti në Prizren

Ekipet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë në terren, të angazhuara çdo ditë në procesin e rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë kulturore.

Ky proces përfshin evidentimin e gjendjes fizike, dokumentimin profesional dhe vlerësimin e elementeve arkitekturore, me qëllim krijimin e një pasqyre sa më të saktë të gjendjes aktuale të këtyre aseteve, raporton PrizrenPress.

Gjatë ditëve të fundit, sipas QRTK-së, angazhimi i punonjësve është përqendruar në Teqenë Halveti në Prizren, ku po zhvillohen inspektime në terren dhe analiza profesionale.

“Këto veprime janë pjesë e punës së rregullt institucionale për ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore, duke respektuar kriteret profesionale dhe standardet përkatëse”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Rivlerësimi i aseteve të trashëgimisë kulturore është një hap i rëndësishëm drejt planifikimit të masave të mbrojtjes dhe ndërhyrjeve konservuese të ardhshme. Përmes këtij procesi, QRTK Prizren synon të kontribuojë në ruajtjen afatgjatë të vlerave kulturore të qytetit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit