2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Në krim prej fëmijërisë

“’Kikirikin’ s’e mban toka”, thotë me zë të ulët Indriti, një nxënës pejan, kur ekipi i gazetës e pyet Agonin, një tjetër nxënës, se çfarë kërkon rreth pesë metra lart në rrethojën me tela të fushave sportive të shkollës.

“Kush t’tha se jam ‘Kirikik’?”, ia kthen me agresivitet ekipit të gazetës biondi që lirshëm nis të lëshohet prej telave.

“Ju n’Prishtinë veç ia keni ni zanin ‘Kikrikave’. Ju nuk e dini çka është thika”, vazhdon me ton kërcënues Agoni.

“Nëse do me marrë vesh kush jena na, hajde kur t’fillon mësimi”, paralajmëron Agoni, tash në pushim pranveror.

“Mos e nguc ma shumë”, ngulmon Indriti.

Gjuha e Agonit ashpërsohet edhe më shumë kur fotoreporteri i gazetës shkrep fotografi në oborrin e shkollës fillore, “Ramiz Sadiku”, në hyrje të Pejës. Ai zbret në fushën e futbollit, ku bashkëmoshatarët luajnë futboll “me një portë”. Më të vegjlit që luajnë në fushën ngjitur të basketbollit, e lënë lojën në momentin kur Agoni me kapadaillëk futet midis terrenit të asfaltuar ndanë rrugës “Vëllezërit Gërvalla”.

Indriti nuk habitet me sjelljen e Agonit, një prej anëtarëve të grupit të mitur problematik të njohur si “Kikirikat”. Nuk dihet numri i saktë anëtarëve të “Kikirikave”, që vitin e kaluar u bënë kryelajm nëpër shumë media për vjedhjet, kërcënimet, shantazhet dhe shumë skandale të tjera.

Naser Lajçi, nga organizata lokale “Syri i Vizionit”, që së bashku me organizatën tjetër, “Save the Children”, janë marrë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thotë veprat më të theksuara të tyre janë vjedhjet, shkruan “Koha Ditore”.

Më Shumë

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit

Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është vënë zyrtarisht në funksion, raporton PrizrenPress. Lajmin e ka bërë të ditur...

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare Brigitte Bardot, simboli seksi i viteve 1960

Brigitte Bardot, legjenda e kinemasë franceze dhe simboli seksi i viteve 1960, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Bardot u bë e famshme ndërkombëtarisht...

Lajmet e Fundit