Forca e Armatosur e Kosovës “përçan” shtetin

Deklarata e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, se Forca e Armatosur e Kosovës (FAK) nuk do të shkojë në pjesën veriore pa marrëveshje me NATO-n është kundërshtuar nga presidentja, Atifete Jahjaga, e cila ka thënë se FAK-u do të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ndërkohë, që edhe më i ashpër ka qenë reagimi i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka thënë se FAK-u nuk ka nevojë të kërkojë leje nga NATO-ja për të shkuar në veri.

Sipas Ramës, ushtria e ardhshme e Kosovës do të veprojë në bazë të nevojave që paraqiten në terren.

Ndërsa, ekspertët e çështjeve të sigurisë në vend kanë thënë se situata politike në pjesën veriore të Kosovës e bën të pamundur shkuarjen e ushtrisë së Kosovës në atë pjesë pa një marrëveshje paraprake me NATO-n.

Megjithatë deklaratën e Mustafës ata e kanë vlerësuar si të ngutshme, pasi vlerësojnë se nuk është dashur të thuhet në këtë kohë. /Zëri/

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Lajmet e Fundit