12.8 C
Prizren
E diel, 29 Shtator, 2024

Në Malishevë, pa asnjë rast me fatalitet nga EHK

Në vitin 2015, nuk është shënuar asnjë rast me infeksion nga EHKK.

Edhe pse Komuna e Malishevës, në të kaluarën, ishte njëra vatrave endemike më të rrezikuara nga virusi i Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), në këto dy vite, duket që ky rrezik është larguar, pasi nuk janë shënuar raste të vdekjeve nga ky virus. Madje në vitin 2015, nuk është shënuar asnjë rast me infeksion nga EHKK. Për këtë qëllim, drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, sot i ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të inkuadruar në luftimin dhe parandalimin e EHKK.

“Jam mëse i lumtur për përfundimin e suksesshëm edhe të një sezone aspak të lehtë në raport me EHKK. Tani, kur edhe zyrtarisht ka përfunduar edhe periudha e raportimit për pickimet nga rriqrat, po e ndiej obligim që nga zemra të i falënderoj të gjithë ata që ishin të inkuadruar në procesin e parandalimit dhe luftimit të EHKK”, thuhet në një letër falënderimi, të drejtorit Berisha, dërguar në adresë të të gjitha institucioneve, që kanë qenë të inkuadruar në këtë proces.

“Viti 2013, ishte i tmerrshëm për popullatën e Komunës së Malishevës, ku gjashtë qytetarë kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa pozitiv në virusin e EHKK, ishin tetëmbëdhjetë. Një vit më vonë, pra me 2014, është arritur pas aktiviteteve të shumta, fillimisht të zvogëlohet numri i pickimeve, të zvogëlohet numri i të infektuarve nga virusi i EHKK, ndërsa numri i të vdekurve nga virusi i EHKK, të bie në zero. Po ashtu edhe në vitin aktual, pra në 2015, aktivitetet nuk kanë rreshtur në drejtim të parandalimit dhe luftimit të EHKK, është zvogëluar numri i të pickuarve përreth pesëdhjetë për qind, nuk ka pasur asnjë me infeksion dhe logjikisht asnjë që ka përfunduar me fatalitet nga kjo sëmundje vrastare. I falënderohem, zotit dhe atyre që na besuan këtë mision, dhe për dy vite rresht dolëm së bashku faqebardhë. Uroj për suksese të mëtejme”, thuhet në këtë letër.

Përndryshe, bazuar në raportet nga qendrat shëndetësore në Komunën e Malishevës, numri i të thumbuarve nga rriqrat, në vitin 2015, ka qenë 1424 raste dhe asnjë rast i infektuar me EHKK. Gjatë këtyre dy viteve, Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera përgjegjëse, ka vazhduar aktivitetet e saj dhe kanë zbatuar në përpikëri strategjinë kombëtare për luftimin dhe parandalimin e EHKK, strategji e cila, deri më tani ka dalë të jetë e suksesshme.

Më Shumë

Afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 869 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Po ashtu në këtë vazhdë kohore, u regjistruan 27...

E mërkura me vranësira

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira, por do të ketë intervale me diell. “ do të mbajë mot i vranët dhe me...

Lajmet e Fundit