24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Në manifestimin ‘Stinët Poetike’ në Prizren, prezantohet poeti Hazir Luta

Shoqata për Kulturë dhe Art ‘Fidani’ në Prizren ka organizuar manifestimin letrar ‘Stinët Poetike’, duke sjellë në vëmendje krijimtarinë e shquar të poetit nga Rahoveci, Hazir Luta.

Në këtë ngjarje kulturore, poeti Hazir Luta u përshëndet me vlerësime të larta nga folësit dhe pjesëmarrësit.

Profesori Ilam Berisha, një nga folësit e manifestimit, theksoi se poezia e Lutës ka pasur një ndikim në letërsinë dhe artin shqiptar.

Ai gjithashtu e përshkroi Lutën si një poet të fjalës së bukur artistike, i cili ka ndikuar thellë në shpirtin e lexuesit me vargjet e tij të pasura dhe të frymëzuara.

“Hazir Luta është një poet i fjalës së bukur artistike i njohur në letërsinë dhe artin shqiptar dhe më gjerë. Ai ka sjellë vargje të konsiderueshme poetike të cilat për lexuesin janë vlerë dhe ushqim shpirtëror”, tha Berisha.

Përveç kësaj, Berat Bahtiu dhe Ibrahim Skenderi gjithashtu ndanë refleksione dhe vlerësime të tyre për krijimtarinë e Hazir Lutës, në këtë manifestim letrar të ngarkuar me emocione dhe pasion për fjalën.

Poezitë e Hazir Lutës u recituan nga Teuta A. Muji./PrizrenPress.com

Më Shumë

Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së në Dragash

Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK-së. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe...

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Foleja Residence nuk është vetëm një kompleks modern banesash – është një komunitet i qetë dhe i sigurt në zemër të natyrës, në lagjen...

Lajmet e Fundit