Në Mushnikovë, bora arrinë 80 cm

Në fshatin Mushnikovë të  Prizrenit, bora ka arritur trashësinë 80 cm

Kjo ka vështirësuar qarkullimin e lirë të banorëve të këtij lokaliteti dhe ky fshat është në gjendje të jashtëzakonshme!

Kryetari i fshatit dhe njëherit drejtori i shkollës, Sedat Bajrami, së bashku me disa banorë janë mobilizuar për të hapur rrugët e bllokuara brenda në fshat duke u mundësuar qarkullimin e lirë të banorëve si dhe nxënësit të mos ndërpresin procesin mësimor.

Banorët ankohen për mos intervenim më kohë të kompanive kontraktuese dhe institucioneve përgjegjëse.

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit