18.9 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Në Prizren intervistohen 12 të dyshuar për bixhoz të paligjshën, ndalohet njëri prej tyre

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi se 12 persona në Prizren janë intervistuar në polici, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, raporton PrizrenPress.

Në njoftim thuhet se më 25 tetor, nga Stacioni Policor Prizren është pranuar informatë se në një lokacion në Prizren dyshohet se po zhvillohen lojëra fati dhe bixhoz, që në Kosovë për momentin është e ndaluar me ligj.

“Patrulla policore në detyrë i është përgjigjur rastit dhe në lokalin e supozuar janë hasur 12 persona, në lokal ka qenë edhe pronari i lokalit i cili është i dyshuar për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të kundërligjshëm. Gjatë kontrollit të lokali janë gjetur edhe disa prova dhe dëshmi që ndërlidhen me organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit: disa qindra çipa-zhetonë pokeri dhe 7 palë letra pokeri”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, të gjithë të dyshuarit janë urdhëruar të paraqiten në stacionin policor dhe të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

“Nga hetuesi kujdestar është informuar Prokurori i Shtetit, të gjithë të dyshuarit me urdhër te Prokurorit pas intervistimit janë liruar vetëm njeri nga ata është ndaluar për 48 orë ne ndalim policer”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – mjekimin e vazhdon në Intensivë

Një 19 vjeçare e ka humbur jetën, derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët e para...

Mushtisht: Arrestohet i dyshuari për dëmtim dhe vjedhje të kamerave të sigurisë

Në fshatin Mushtisht të Suharekës, është raportuar një rast i dëmtimit dhe vjedhjes së pajisjeve të sigurisë. Sipas Policisë së Kosovës, një person i dyshuar,...

Lajmet e Fundit