Në Rahovec konfiskon 67 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arritur të konfiskojë 67 kilogramë substancë të dyshuar narkotike në Rahovec dhe është arrestuar një i dyshuari.

Policia thekson se nga realizimi i operacionit kontroll dhe bastisjeje, ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e tri çantave (paketimeve najloni), me ngjyrë të zezë të mbushura me substancë në formë bari ngjyrë e gjelbër, e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë dhe pesha e tyre ka rezultuar të jetë 67 kilogram.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot më 07.05.2019,  rreth orës 14:00, njësiti i antidrogës në Gjakovë i cili njësit është i strukturuar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë në Policinë e Kosovës, ka siguruar informacione relevante se një person i dyshuar në Rahovec mbanë në posedim në pronën e tij sasi të substancave të dyshuara narkotike.

Pas vlerësimit të situatës, janë aktivizuar njësitet kompetente policore në rajonin e Gjakovës dhe në konsultim edhe me organet e drejtësisë është realizuar një kontrollë/bastisje në objektet që dyshohej se ishin në shfrytëzim nga personi i dyshuar.

Nga realizimi i këtij operacioni kontrolli dhe bastisjeje ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e tri (3) çantave/paketimeve najloni, me ngjyrë të zezë të mbushura me substancë në formë bari ngjyrë e gjelbër, e dyshuar si substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe pesha e tyre ka rezultuar të jetë 67 kilogram.

Njësitet kompetente policore, përfshirë edhe ato të krimteknikës kanë kryer procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes  për sigurimin e dëshmive materiale  dhe një person është arrestuar nga Policia.

Personi i dyshuar, i arrestuar në këtë rast me urdhër të prokurorit kompetent  ndalohet për 48 orë për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe po punon me intensitet në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në përgjithësi të cilat në çfardo forme cenojnë sigurinë dhe kryesit e këtyre veprave të sillen para organeve të drejtësisë.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit