17.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Në Shqipëri nga 2 dhjetori nuk do të importohen veturat më të vjetra se 10 vjet

Drejtori i Doganës së Shqipërisë, Denis Shabani, në një intervistë për televizionin Top Channel ka bërë të ditur se nga dita e 2 dhjetori nuk do të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet.

“Pas orës 12 të natës së datës 1 dhjetor nuk do të lejohet importimi i autoveturave, të cilat kanë moshë më të madhe se 10 vite. Padyshim, edhe norma e motorit duhet të jetë Euro 4”, tha Shabani gjatë intervistës për Top Channel.

Ndërsa për automjetet e tjera, si kamionët, autobusët dhe motorët, vjetërsia e lejuar në momentin e importit është 15 vjetë.

Doganat e Shqipërisë ju bëjnë apel qytetarëve të Shqipërisë që të kenë kujdes kur të porosisin një automjete të përdorur nga jashtë shtetit.

“Qytetarët duhet të bëjnë kujdes që në momentin që do të porosisin një makinë. Për ta blerë një makinë në vende të tjera duhet të kenë parasysh që mosha e makinës të mos jetë më e madhe se 10 vite në momentin e importit”, tha më tej Shabani.

Për automjetet e përdorura që kanë hyrë para datës 2 dhjetor dhe që janë zhdoganuar, afati i targimit është 1 marsi i vitit 2019. Ndërkohë, për veturat e pajisura me targa dhe leje qarkullimi nuk ka kufizim moshe për të lëvizur në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja.

Më Shumë

Policia flet për aksionin në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një aksion i madh po zhvillohet në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në këtë...

Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtaren e Komunës së Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarës...

Lajmet e Fundit