10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Nënshkruhet marrëveshja për drejtësinë

isa mustava vuqiq nenshkrim marrveshjeKa përfunduar takimi në Bruksel në mes të palës kosovare dhe asaj serbe.
Lehtësuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Federica Mogherini, në profilin e saj në Twitter ka treguar se është arritur marrëveshja për drejtësinë, transmeton Telegrafi.

“Posa është arritur për drejtësinë: rezultat i madh në rifillimin e dialogut Beograd/Prishtinë! Falënderojë të dyja palët”, ka shkruar ajo.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Mogherini ka thënë se Mustafa dhe Vuçiqi kanë pasur një diskutim gjithëpërfshirës për të gjitha temat e dialogut, ndërsa kanë bërë edhe një vlerësim për punën e mbetur. Ajo ka theksuar se grupet punuese të dy palëve do të mblidhen gjatë ditëve të ardhshme për të punuar rreth implementimit.

Po ashtu, dy kryeministrat janë zotuar se do ta çojnë përpara çështjen e normalizimit të raporteve, ndërsa janë dakorduar që do të merren edhe me çështjen e migrimit ilegal të kosovarëve.

Detajet e marrëveshjes do të dihen të martën gjatë ditës. /Telegrafi/

Më Shumë

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Lajmet e Fundit