8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Nesër maturantët i nënshtrohen testit, kryetari i Suharekës ka disa fjalë për ta

Nesër në mbarë vendin do të mbahet Testi i Maturës, me fillim nga ora 10:00.

E për këtë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, iu ka uruar suksese të gjithë maturantëve, të cilët nuk patën vit të lehtë në mësime, shkaku i situatës me pandeminë Covid-19.

“E di, këtë vit nuk eci mbarë shumëçka nga shkaku i pandemisë, mirëpo kurrë mos e humbni shpresën se jeta më tutje nuk do t’iu befasoj me momente të lumtura.

Po ju shkruaj sonte mbase edhe vonë, mirëpo e di se gjumi sonte ka distancë të largët.

Megjithate ju uroj nga zemra suksese në test nesër dhe me gjithë të mirat ju përcjelltë fati më tutje gjatë jetës”, ka shkruar Muharremaj.

Shkrimi i plotë i tij:  

Të nderuar maturantë…

Jam i sigurtë që sonte ju keni emocione të përziera. Nesër ju pret Testi i Maturës.

Mes shqetësimeve tjera, përveç asaj se a do ta keni suksesin e duhur, do t’ju kujtohen edhe kujtimet e mira të ditëve që i kaluat në shkollë.

E di, këtë vit nuk eci mbarë shumëçka nga shkaku i pandemisë, mirëpo kurrë mos e humbni shpresën se jeta më tutje nuk do t’iu befasoj me momente të lumtura.

Po ju shkruaj sonte mbase edhe vonë, mirëpo e di se gjumi sonte ka distancë të largët.

Megjithate ju uroj nga zemra suksese në test nesër dhe me gjithë të mirat ju përcjelltë fati më tutje gjatë jetës.

Natën e mirë dhe suksese!

Bali Muharremaj

Më Shumë

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Lajmet e Fundit