9.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Nesër në Arbanë të Prizrenit bëhen homazhe për dëshmorin Aziz Kelmendi

Në nderim të dëshmorit të kombit Aziz Kelmendi, nesër (e martë), datë 3 shtator, me fillim nga ora 11:00, do të bëhen homazhe te varri i dëshmorit në Arbanë të Prizrenit, i vrarë më 3 shtator të vitit 1987 në kazermën e Paraqinit.

Përpos Kelmendit që ishte vrarë në ditën e fundit të shërbimit ushtarak në kazermën e Paraqinit, shumë ushtarë shqiptarë ishin arrestuar dhe dënuar nga gjykatat ushtarake jugosllave të asaj kohe.

Ndër të dënuarit në procesin e Paraqinit ishin: Rizah Xhakli, i dënuar me 20 vjet burg, Abdylxhemil Alimani, i dënuar me 20 vjet burg (‘Xhakli’ gjatë luftës në Kosovë ishte ende në vuajtje të dënimit në burgun e Pozharevcit, ndërsa Alimani e ka përjetuar edhe masakrën e Dubravës më 19-24 maj 1999), Afrim Mehmeti i dënuar me 13 vjet, Pajazit Aliu i dënuar me 13 vjet burg, Shefqet Paqarizi i dënuar me 7 vjet dhe Enver Behluli i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg.

Më Shumë

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C

Sipas të dhënave të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do...

Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit