Nesër nisë viti i ri shkollor

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka bërë me dije se më 1 shtator do të nisë viti i ri shkollor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se gjatë këtij viti synohet ngritja substanciale e cilësisë në arsim dhe sipas tij, sindikalistët në vend të protestave për paga, duhet të protestojnë për cilësi.

Bajrami ka vlerësuar se kontrata kolektive është realizuar në të gjitha segmentet. Ai ka premtuar se asnjë maturant nuk do të mbetet pa përfshirje në arsimin e lartë.

Bajrami e konsideron të arritur të madhe që kalimi i provimit të maturës dhe regjistrimet në fakultet po bëhen sipas meritave.

Ai ka folur edhe për funksionimin e universiteteve të reja publike, për të cilat ka thënë se duhet të profilizohen, specializohen dhe të lidhen me tregun e punës.

Më Shumë

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit