6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Nesër protestojnë gjahtarët e Prizrenit

Shoqata e gjahtarëve “Sharri” në Prizren do të organizojë nesër një protestë para shtëpisë së bardhë, selisë qendrore të kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo protestë do të mbahet me fillim nga ora 11:00.

Sipas njoftimit një nga arsyet e organizimit të kësaj proteste është mos zbatimin e Ligjit për Gjuetinë dhe hapjen e sezonit të gjuetisë në Kosovë.

“Shoqata e Gjahtarëve ‘SHARRI’ në Prizren do të organizojë tubim rreth mos zbatimit të vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Nr.3834, dt.29.09.2021, dhe mos zbatimin e Ligjit për Gjuetinë, Ligji Nr.02/L-53, respektivisht neni 63, 63.1, 63.2, 63.3, 63.4., për hapjen e sezonit të gjuetisë 2021/2021 në tërë territorin e Republikës së Kosovës me datë 10.10.2021”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas këtij njoftimi në tubim do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e kësaj shoqate të cilët do të jenë të pajisur me uniforma të gjuetisë dhe do t’i kenë me vete qentë e gjuetisë.

Më Shumë

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Lajmet e Fundit