Prizren/ 52-vjeçarja me probleme mendore tenton të bëjë vetëvrasje

Një grua e moshës rreth 52-vjeçare në Prizren dje ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, shkruan Gazeta Sinjali.

52-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar preparate për konservimin e perimeve, ndërkohë që dëshmitarët kanë njoftuar se viktima dyshohet se ka probleme mendore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Anton Quni për Nderim Gashin: E meriton besimin, prandaj votojeni !

“Policia është informuar për një viktimë femër e moshës 52 vjeçare që ka qenë pa vetëdije dhe pasi i është dhënë ndihma e parë mjekësore është dërguar në spitalin rajonal në Prizren”, tha ai për Sinjalin.

Ai ka njoftuar se viktima pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në rrugën “Demonstratat” në Prizren.

/Gazeta Sinjali/

Mimoza Hoxha garon në listën e LDK-së për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit