6.2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Nesër rivarrosen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël

 

Duke filluar nga ora 12:00 do të nis ceremonia e varrimit të shtatë viktimave në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të Vogël, njofton Klankosova.tv.

Mbetjet mortore u takojnë: Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999, Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999, Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999, Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999, Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999 dhe Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999

Zyra e Kryeministrit, mes tjerash, bën të ditur se procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Familjarët e personave të identifikuar u pritën në takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

“Gjatë takimit të përbashkët, u theksua angazhimi i institucioneve dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në zbardhjen e së vërtetës dhe evidentimit institucional të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Familjarët u njoftuan për angazhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur dhunshëm nga lufta në Kosovë, duke vënë theksin edhe në punën që aktualisht është duke u realizuar në procesin e ri-inventarizimit të mbetjeve mortore të paidentifikuara deri më tani. U veçua angazhimi i vazhdueshëm dhe përpjekjet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur” thuhet nw njoftimin e ekzekutivit.

 

Më Shumë

200 mijë qytetarë pritet të mblidhen në marshimin e Prishtinës për krerët e UÇK-së në Hagë: Drejtësi, jo politikë

Në 18 vjetorin e pavarësisë, në Prishtinë sot do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë” , i cili është organizuar nga platforma “Liria ka...

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

Lajmet e Fundit