6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Netanyahu refuzon Obaman

Kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu ka refuzuar ofertën për një takim me presidentin e SHBA-se Barack Obama, duke nxitur një reagim të Shtëpisë së Bardhë, në vazhdën e marrëdhënieve të tensionuara mes dy liderëve.

Vendimi i papritur i Netanyahu për të anuluar vizitën në Washtington që pritej të realizohej këtë muaj ka habitur zyrtarët amerikanë, që kanë thënë se për këtë gjë kanë mësuar përmes medieve, transmeton Klan Kosova.

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet e medieve izraelite që kanë thënë se Netanyahu ka anuluar takimin për shkak se Shtëpia e Bardhë nuk ka gjetur dot një datë për këtë gjë.

Fërkimi i fundit mes Netanyahut dhe Obamas – që kanë raporte jo të mira tash e një kohë – ka ardhur para vizitës së zëvendëspresidentit Joe Biden në Izrael, ku ndihma e SHBA-së për ushtrinë e këtij vendi pritet të jetë një nga temat e bisedës.

Më Shumë

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Bashkimi rikthehet te fitorja

Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17), në javën...

Lajmet e Fundit