18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nevila, fituesja e ‘Big Brother Albania 7’

vlcsnap-2014-05-31-01h54m15Nevila është fituesja e këtij edicioni të ‘Big Brother Albania 7’ dhe e çmimit të madh prej 100 milionë lekësh . Në një natë finale spektakolare, me plot emocione, të papritura dhe me surpriza nga më të paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e këtij reality show, që mbajti me miliona shqiptarë të mbërthyer çdo të premte pas ekranit.

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother, Arditi dhe Xhuliana ishin 2 finalistët e parë që u eliminuan në natën finale.

Mes Nevilës dhe Meridianit, të cilët u vunë përballë njëri tjetrit në televotim, publiku vendosi që Meridiani të jetë i treti i larguar në këtë natë.

Nga 6 finalistët e këtij edicioni, Valeri, Jona dhe Nevila ishin 3 konkurentët e fundit të mbetur, për të cilët u hap një televotim nga i cili doli edhe fituesi i këtij edicioni.

Ndërkohë që televotimi mbetej i hapur ‘Vëllai i Madh’ kishte rezervuar nga një surprizë për Valerin, Jonën dhe Nevilën.

Valeri takon bashkëshorten e tij, Madalenën e veshur me kostumin popullor. Menjëherë ai fillon të kërcejnë, nën ritmet e muzikës popullore. Me flamurin e kuq në duar, së bashku kërcejnë vallen tradicionale të zonës.

Tri animatorë performuan për Nevilën, duke organizuar një mjedis cirku. Ndërsa jona u vendos në qendër të djemve. Trupa e baletit të Top Channel performuan për të.

Pas televotimit Valeri ishte konkurenti i katërt që lë garën e Big Brother Albania 7. Ndërsa, mes Jonës dhe Nevilës publiku vendosi që fituesja e këtij edicionit të jetë Nevila, e cila pas përfundimit të spektaklit është shprehur se nuk e priste këtë fitore pasi të gjithë finalistët ishin të fortë dhe të veçantë.

“Ndoshta karakteri që ka treguar ka ndikuar në këtë fitore. I druhesha Valerit, pasi ka qenë gjatë gjithë kohës aktiv dhe ka dhënë shumë, gjithashtu edhe Jona”, tha fituesja e “Big Brother Albania 7”.

Por, gjatë këtyre 100 ditëve, kanë qenë 24, banorët që hynë brenda mureve të shtëpisë. Fillimisht në çifte, të krijuara përmes zgjedhjeve të tyre të rastësishme, e më pas në lojë individuale.

Ndarje në grupe, por edhe sfida të vazhdueshme personale, për t’u rezistuar provokimeve e kandidimeve. Debate… Miqësi… Por, edhe çifte.

Pasione kalimtare apo dashuri, çfarë u duk nëpërmjet kamerave, që vëzhguan 24 orë në 24, është lidhja e Visarit me Lorin, që përfundoi shumë shpejt, dhe ajo që vazhdon mes Xhulianës dhe Arditit.

Për herë të parë në historikun e “Big Brother Albania”, një çift të martuarish, së bashku në lojë.

Më Shumë

Moti me diell, temperaturat deri në 32 gradë celsius

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa...

Në qytetin e Prizrenit dhe zonat periferike vazhdon dezinsektimi

Pasditen e djeshme, procesi i dezinsektimit në qytetin e Prizrenit dhe zonat periferike vazhdoi sipas planit, ka bërë të ditur Komuna e Prizrenit. "Dezinsektimi, që...

Lajmet e Fundit