18.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Nezir Çoçaj : Personat me aftësi të kufizuar nuk do të jenë më të harruar

Kandidati për deputet i PDK-së, Nezir Çoçaj ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të personave me aftësi të kufizuar.

Ai u ka premtuar atyre se nuk do të jenë më të harruar .

“Bashkëbisedim me organizatat joqeveritare të personave me aftësi të kufizuara. Si kategori shumë e ndjeshme dhe me rëndësi të veçanta në shoqëri, unë si deputet i ardhshëm zotohem për të qenë zë dhe iniciator i zgjidhjes së problemeve dhe shqetësimeve që i preokupojnë këto kategori të veçanta në qytetin e Prizrenit”, tha  Çoçaj.

“Nuk do te jeni të harruar, ju do të keni një zë të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës”, premtoi ai.

Më Shumë

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Vazhdon aksioni i pastrimit në katër fshatra të Malishevës

Në kuadër të aksionit njëmujor “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar pastrimi i ambientit në fshatrat Llazicë, Balincë, Lubizhdë dhe Turjakë. Në këtë aktivitet...

Lajmet e Fundit