11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Nga Kosova po ikin edhe furrëtarët, mbi 900 furra në Budapest janë të tyre

Përveç shtrenjtimit të lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore është ndër problemet madhore për të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. Emigrimi i lartë i popullatës mbetet një nga faktorët kryesorë të mungesës së fuqisë punëtore.

Prodhuesit e bukës gjithashtu janë të shqetësuar se mungesa e specialistëve të përgatitjes së brumit mund të sjellë shumë shpejt në Shqipëri tendencën e prodhimit të industrializuar të bukës, transmeton Monitor.

“Mendoj se shqiptarët janë ende të lidhur me psikozën e viteve ‘90 për t’u larguar nga vendi, ndërkohë që furrat e bukës kanë nevojë për specialistë, si në furra buke, ashtu edhe në pastiçeri. Në 900 furra në Budapest, administratorë dhe sipërmarrës janë shqiptarët e Kosovës. Gjithashtu specialistë të brumit nga Shqipëria po emigrojnë në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe Greqi.

Por mungesa e fuqisë punëtore mund të sjellë industrializimin e prodhimit të bukës. Ne nuk e duam mekanizimin e saj, pasi nuk është në traditën tonë. Ky sistem do të kërkonte linjë të re prodhimi, do të kërkojë dhoma frigoriferike, do të kërkojë më tepër kosto prodhimi. Përveç kësaj Shqipëria do të humbasë një traditë, atë të prodhimit të bukës në kushte artizanale”, u shpreh Gëzim Peshkopia, kryetari i Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive të Shqipërisë.

Më Shumë

“Bisha” e bllokadave zbarkon në Prizren

Kenny Wooten është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. ?I gjatë 205cm dhe me një karrierë mbresëlënëse në NBA G League (Westchester Knicks), Wooten...

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Lajmet e Fundit