6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Nga Kosova votojnë mbi 50 për qind për Erdoganin

Turqia po shkon drejt balotazhit pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën.

Pas numërimit të 99 për qind të votave, presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan kryeson me 49.40 për qind, derisa në balotazh do të vihet përball kandidatit opozitar Kemal Kiliçdaroglu, me 44.96 për qind të votave.

Autoriteti i zgjedhjeve në Turqi, ka publikuar edhe rezultatet e votimeve nga jashtë.

Në Kosovë, qytetarët turq me të drejtë vote kanë votuar në shumicë për koalicionin “Aleanca Popullore” dhe kandidatin e saj presidencial, Rexhep Taip Erdogan.

Erdogan ka marrë 55.14 për qind të votave nga Kosova, tregojnë rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Turqi.

Ndërsa kandidati opozitar, Kemal Kiliçdaroglu ka fituar 335.43 për qind të votave në Kosovë.

Qytetarët turq në Kosovë kanë votuar në komunat e Mamushës dhe Prizrenit.

Më Shumë

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit