14.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Nga sot qytetarëve u shpërndahen paratë e pakos emergjente

Nga e sot, e hënë, do të nis ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset nga pakoja emergjente.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, të shtunën, nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se për këtë, në ministrinë e Financave është duke u punuar pa orar dhe nga java e ardhshme do të ekzekutohen të gjitha mjetet për muajt e papaguar.

Postimi i plotë:

Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.

Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.

Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti.

Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitiv me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë!.

Më Shumë

Ky është pozicioni perfekt në seks për çiftet dembele që duan të kënaqen pa u lodhur shumë

Cili është pozicioni më i mirë pa shumë përpjekje fizike? Bërja e dashurisë do të jetë edhe më e zjarrtë dhe më emocionuese – dhe...

100 euro fals deponohen në Suharekë

  Një punëtor në Suharekë ka njoftuar policinë për deponimin e një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është...

Mona Liza

Lajmet e Fundit