Ngec puna e Komisionit për verifikimin e kategorive nga lufta e UÇK-së

UCK-rreshtPuna e komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së vazhdon të ngecë.

Ka më shumë se gjashtë muaj që ky komision nuk është mbledhur, derisa gjatë gjithë kësaj kohe munguan edhe arsyetimet se pse po ndodh një gjë e tillë, transmeton KTV.

Agim Çeku, i cili udhëheq me këtë komision që nga largimi i Azem Sylës, thotë se shkaku i ngecjes mbrapa në funksionimin dhe punën e këtij komisioni kanë qenë çështje teknike.

Çeku tregon se ka thirrur mbledhjen e këtij komisioni, që do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm.

Por, kryetari i OVL-së së UÇK-së thotë se këto nuk mund të jenë arsye, derisa hedh kritika të shumta në adresë të udhëheqësve.

Kritika për këtë hedh edhe shoqëria civile, sipas së cilës, kanë kaluar gjithë këto vite që nga përfundimi i luftës dhe ende ata njerëz që kontribuuan nuk po i marrin meritat që u takojnë.

Më Shumë

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Aleanca në Prizren viziton OVL-UÇK-në, zotohet për mbështetje të vazhdueshme

Kryetari i Degës së Aleancës në Prizren dhe kandidat për deputet, Sejdi Bellanica, së bashku me kandidatët për deputet dhe anëtarë të kryesisë, kanë...

Lajmet e Fundit