Jacobson: Policia dhe Prokuroria t’iu përgjigjen parregullsive

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ka deklaruar sot se procesi zgjedhor për Kosovën është i rëndësishëm. Zonja Jacobson i ka bërë këto komente gjatë vizitës që i bëri një vendvotimi në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

“Është proces i rëndësishëm. Kosova bëri një punë të mirë më 3 nëntor, njësoj siç ndodhi edhe në votimet e 17 nëntor në Mitrovicën veriore. Kështu që është e rëndësishme që ta shfrytëzojmë këtë dinamikë, në mënyrë që votuesit të dalin edhe në rrethin e dytë dhe të votojnë, kurse partitë politike të sigurohen që e gjithë puna të jetë në harmoni me ligjin”, tha ambasadorja amerikane.

“Ndërkaq policia dhe prokurorët të tregohen të gatshëm të reagojnë ndaj të gjitha parregullsive, sikurse edhe mediat që të raportojnë drejt”, deklaroi Jacobson, transmeton REL.

Ajo tha se nga ambasada Amerikane do të jenë dy ekipe që do të vizitojnë qendrat e votimit edhe në veri të Mitrovicës, kurse ajo vetë do të ketë një agjendë të ngjeshur me vizita nëpër qendra të ndryshme votimi nëpër Kosovë.

“Kam kënaqësinë që unë mund të luaj rolin tim, duke qenë vëzhguese sot. Sapo ka filluar dita dhe është ende herët, por unë planifikoj të udhëtoj nëpër komuna të ndryshme dhe të vizitoj qendrat e votimit”.

“Njësoj do të veprojnë edhe njerëz tjerë nga stafi i Ambasadës Amerikane si dhe ata të vendeve evropiane, ekipe vendase e ndërkombëtare”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Ann Jacobson.

Më Shumë

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit