11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Ngushëllimi i Totajt për humbjen e legjendës së futbollit, Sokol Hadri

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin e futbollit të Prizrenit, për humbjen e legjendës së këtij sporti, Sokol Hadri.

Postimi i Totajt

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të futbollistit legjendë të Prizrenit, Sokol Hadri.

Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe komunitetit të futbollit, për humbjen e më të dashurit.

Kontributi i tij në futboll ishte i jashtëzakonshëm dhe si pjesë e gjeneratës së viteve të ’70-ta dhe ’80-ta, që ishin vite të arta për të, do të shërbejë si model për brezat e rinj të futbollistëve.

Lamtumirë Sokol, Legjenda e Prizrenit!

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Lajmet e Fundit